Në hapësirën kulturore të Malit të Zi dhe Sanxhakut po vazhdontë shkaktojë debat një nga projektet filmike më të komentuara tëviteve të fundit – filmi “Obraz” (“The Tower of Strength”), irealizuar sipas motiveve të tregimit “Nur Doka” të shkrimtaritmalazez Zuvdija Hodžić. Ajo që fillimisht u paraqit si një dramë artistike mbi nderin, luftën dhe identitetin, shumë shpejt u shndërrua në një debat tëgjerë publik për mënyrën se si historia, kujtesa kolektive dheidentitetet etnike interpretohen në ekranin filmik. Sipas reagimeve të shumta nga qarqe intelektuale boshnjake nëSanxhak, problemi kryesor nuk qëndron te tregimi origjinal“Nur Doka”, por te mënyra se si ai është transformuar nëversionin filmik “Obraz” (“Fytyra”), me regji të Nikola Vukčević. Në tregimin origjinal të Hodžić nuk ekziston personazhi “Abidi nga Novi Pazari”. Megjithatë, në film shfaqet një personazhmysliman-boshnjak nga Novi Pazari, i paraqitur si kriminellufte. Pikërisht kjo ndërhyrje ka shkaktuar reagime të forta, sepse shumë intelektualë dhe organizata boshnjake e konsiderojnë këtë si një shtrembërim të qëllimshëm të realitetithistorik dhe një stigmatizim të boshnjakëve të Sanxhakut. Portali Osvrt.me publikoi analiza dhe reagime të shumta lidhurme këtë çështje, ndërsa Bošnjačka kulturna zajednica ( Bashkësia kulturore boshnjake) kërkoi reagim institucional dheshqyrtim të përmbajtjes së filmit. Edhe akademiku i njohur boshnjak Šerbo Rastoder reagoipublikisht, duke paralajmëruar se “dikush është luajtur tepër” me temat historike dhe identitare të Sanxhakut. Kjo polemikë hap një pyetje shumë më të madhe: deri ku ka tëdrejtë arti të ndryshojë historinë? Në Ballkan, ku kujtesa historike vazhdon të jetë e ndjeshme dheshpeshherë e politizuar, çdo ndryshim i identiteteve etnike apo roleve historike në filma dhe seriale nuk shihet vetëm si çështjeartistike, por edhe si mesazh politik. Pikërisht për këtë arsye reagimet ndaj filmit “Obraz” nuk janëvetëm reagime emocionale. Ato lidhen me frikën se përmes artitdhe kinematografisë mund të ndërtohen narrativa të rejahistorike, të cilat me kalimin e kohës mund të pranohen si “e vërtetë”. Sanxhaku mbetet një hapësirë ku kujtesa e Luftës së DytëBotërore është ende e hapur. Në këtë rajon vazhdojnë debatetpër çetnikët, partizanët, rolin e myslimanëve, shqiptarëve dheboshnjakëve, si dhe për mënyrën se si janë paraqitur këtokomunitete në historiografinë zyrtare të ish-Jugosllavisë. Prandaj filmi “Obraz” nuk është parë vetëm si një vepërartistike. Për shumë qytetarë të Sanxhakut ai është perceptuar sinjë ndërhyrje në identitetin dhe kujtesën kolektive të rajonit. Në fund mbetet pyetja:A është “Obraz” një interpretim artistik i lirë, apo një përpjekjepër të ndryshuar perceptimin historik mbi Sanxhakun dheboshnjakët? Kjo është një çështje që sigurisht do të vazhdojë të debatohetedhe për një kohë të gjatë në hapësirën kulturore dhe akademiketë Ballkanit. / Ismet Azizi/ dardanaiapress.net
Lexo më shumëGërvalla:Ndërron jetë Hafiz Gagica, humbje e madhe për Kosovën dhe mërgatën
Në një postim në Facebook, Gërvalla e ka vlerësuar Gagicën si një figurë të rëndësishme në procesin e çlirimit dhe shtetndërtimit të Kosovës, me kontribut të veçantë në mërgatën shqiptare në Gjermani. “Sot në orët e hershme të mëngjesit, pas një sëmundjeje të rëndë, është ndarë nga jeta Hafiz Gagica”, ka shkruar ajo. Ajo theksoi se “emri dhe veprimtaria e tij mbeten të pandashme nga lufta për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, duke shtuar se qindra mijëra shqiptarë në mërgatë janë dëshmitarë të kontributit të tij. Gërvalla ka shprehur ngushëllime…
Lexo më shumëUrimi i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi me rastin e Kurban Bajramit
MESAZH URIMI Të nderuar besimtarë të fesë islame, Në emër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, ju përcjellim urimet më të sinqerta me rastin e festës së madhe të Kurban Bajramit. Qofshin këto ditë të shenjta të mbushura me paqe, begati, dashuri, mirëkuptim dhe harmoni në çdo familje shqiptare. Urojmë që kjo festë t’ju gjejë pranë më të dashurve tuaj, të rrethuar me shëndet të mirë dhe gëzim shpirtëror. Kjo festë është simbol i sakrificës, solidaritetit dhe humanizmit, prandaj le të shërbejë si kujtesë e vazhdueshme për forcimin e…
Lexo më shumëVIDEO/ Kongresmenët amerikanë Self dhe Subramanyam vizitë në Preshevë, kryebashkiakja shqiptare: Zëri ynë u dëgjua nga ata që marrin vendime të mëdha
Kryetarja e Bashkisë së Preshevës, Ardita Sinani, u takua sot me anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, republikanin Keith Self dhe demokratin Suhas Subramanyam. Sinani e quajti këtë vizitë historike në profilin e saj në Facebook. “Zëri i Luginës së Preshevës u dëgjua sot nga ata që marrin vendime të mëdha”, shkroi kryetari i komunës së Preshevës. Dy kongresmenët po vizitojnë Ballkanin Perëndimor, gjatë së cilës vizituan Bosnjën dhe Hercegovinën, Serbinë, dhe pas vizitës në Preshevë, ata do të udhëtojnë për në Prishtinë
Lexo më shumëDetaje tronditëse kanë dalë nga vdekja tragjike e shqiptaro-amerikanes Donika Gocaj në New York
Detaje tronditëse kanë dalë nga vdekja tragjike e shqiptaro-amerikanes Donika Gocaj në New York, pasi raporti mjeko-ligjor ka zbuluar shkakun e saktë të humbjes së jetës së saj pas rënies në një pusetë të hapur në Manhattan. Sipas raportit, 56-vjeçarja me origjinë nga Shkodra humbi jetën si pasojë e thithjes së avullit ekstremisht të nxehtë brenda pusetës, si dhe traumave të forta që pësoi gjatë rënies. Mjekët konstatuan djegie të rënda në rrugët e frymëmarrjes dhe dëmtime në pjesën e gjoksit, të cilat i shkaktuan vdekjen pothuajse të menjëhershme. Ajo…
Lexo më shumë